Kryeministri Edi Rama këmbëngul se përgjimet e publikuara nga Bild nuk janë një përpjekje për të zbuluar të vërtetën, por shantazh që po i bëhet atij dhe mazhorancës që drejton.
Për këtë arsye, Kryeministri thotë se do të padisë në drejtësinë gjermane gazetarin Peter Tiede, autori i publikimit të audiopërgjimeve.
"Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacenueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!“, shkruan Rama në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.