Sport

Hamilton dominon edhe në Monako, Ferrari shumë i ngadaltë

Kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton ka fituar çmimin e madh të Monako, Në garën e gjashtë e Botërorit të Formulës 1, britaniku ka dominuar, duke mposhtur shokun e skuadrës dhe rivalët e Ferrarit. Pas pilotit anglez ka qenë Maks Verstapen, që e ka kaluar vijën e finishit, por holandezi u dënua me 5 sekonda për një dalje të gabuar nga bokset. Nga ky gabim i holandezit kanë përfituar Vetel dhe Botas, që kanë marrë vendet në podium, respektivisht pozicionin e dytë dhe atë të katërt. Verstapen është mjaftuar me vendin e katërt.

Për Hamilton fitorja në Principatë ka qenë shumë e veçantë, pasi ai bërë 66 xhiro pa i ndryshuar gomat e mesme. 66 xhiro me goma soft dhe ia doli që të mbajë mbrapa Maks Verstappen, i cili ka qenë me gomat e forta. Kjo sakrificë nuk ishte e lehtë për kampionin e botës në fuqi, pasi makina në disa momente pati mungese stabiliteti, por në fund çdo gjë shkoi mirë. Maks Vesrtapen nga ana tjetër edhe pse e dinte se do të penalizohej ka garuar me ritëm të lartë deri në fund, duke tentuar ta parakalojë pilotin anglez.

Me këtë fitore Ljuis Hamilton ngjitet në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, duke lënë pas shokun e skuadrës, Botas dhe të shkëputet akoma dhe më shumë me ferraristin Vetel, i cili për momentin është vetëm në vendin e 4. Në klasifikimin e skuderive, Mercedes është në vendin e parë me 217 pikë, shumë i shkëputur nga Ferrari i vendit të dytë me 121.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë