Është fundi i pranverës dhe për ata pak banorë të Cape Bonavistas në New Foundland të Kanadasë është periudha e pamjeve mahnitëse të vallëzimit të akullnajave në Lagunën që mban emrin e tyre.
As këtë vit fenomeni nuk mungoi. Mark Gray është banor i zonës, që fotografinë e ka pasion. Me aparatin e tij modest, ai ka fotografuar akullnajat që kanë vizituar brigjet e Cape Bonavistas përgjatë muajit maj.
Një pjesë të këtyre imazheve i ka hedhur në rrjetet sociale. Autori bën shaka me ndjekësit, kur i pyet se cilën prej këtyre akulloreve zgjedhin, nisur nga format e akullnajave, ndërkohë që përmes një imazhi tregon madhësinë gjigante të masivit të akullt përballë fanarit të qytezës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










