Lajme

Grabitja në Rinas, merret në pyetje bashkëshortja e Muratajt

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur të marrin në pyetje secilin prej familjarëve të familjes së Admir Muratajt, grabitësit të milionave euro në Rinas dhe e kanë nisur me bashkëshorten e tij, Albana A.

Gruaja e Muratajt ka sqaruar para oficerëve se kishte kohë që nuk takohej me Admirin, dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij dhe vendet ku ai qëndronte.

Ndërkohë pas dëshmisë së saj, në prokurori janë paraqitur dhe kanë dhënë shpjegime dy zyrtarë të lartë të TIA-s, që kanë për detyrë menaxhimin e sigurisë në aeroport. Ata kanë sqaruar procedurën e sigurisë.

Por prova më e rëndësishme në duart e Prokurorisë, tashmë duket se janë bërë disa gjurmë gishtash që janë gjetur së fundmi në një prej furgonëve që u tentuan të digjen nga grabitësit.

Këto gjurmë janë dërguar për ekspertim dhe ende nuk mund të sqarohet nëse janë të Admir Muratajt apo edhe të bashkëpunëtorëve të tij në grabitjen e 9 prillit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar grabitjen e Rinasit të më shumë se 10 milionë eurove për 4 vepra penale. Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre.

Admir Murataj së bashku me katër bashkëpuntorët e tij, janë filmuar duke tërhequr zvarrë me furgon barrierën e betonit, që bllokonte kalimin. Më pas kanë hyrë në pistën e avionve dhe kanë grabitur 7 thasë me vlera monetare. Pasi largimit, janë ndjekur nga policia dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ,e grabitësit ka mbetur i  ivrarë me një plumb në kokë Murataj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë