Rend dhe Ligj

E kthyen liqenin në kullotë, KLSH padit punonjësit e hipotekës së Elbasanit

Ndryshimi i zërit kadastral nga liqen dhe kullotë në troje, i ka kushtuar shtrenjtë disa punonjësve të hipotekës në Elbasan te cilët janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo ka ndodhur në 7 raste të zbuluara nga KLSH dhe tjetërsimi është për më shumë se 27 mijë metra katrorë. Nisja e hetimit është kërkuar për 7 ish-regjistrues, 4 specialistë dhe një ish-specialist hipoteke.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kaluar në site punën e hipotekës së Elbasanit nga 2014 deri në 2017, dhe përveç rasteve të mësipërme ku liqeni është kthyer ne truall, KLSH ka nxjerrë një seri shkeljes me tjetërsimin e pronave.

Mbi 156 mijë metra katrorë të tjerë janë regjistruar si troje në objekte arkeologjike, ndërkohë që sipas KLSH kjo ka ndodhur duke mos pasur dokumentet e duhura.

Aktet e marrjes në pronësi në bazë të ligjit 7501 kanë qenë me shkresa të parregullta.

Rreth 50 mijë metra katrorë të tjerë janë regjistruar si pasuri shtetërore e privatizuar pa dokumente ligjore të rregullta dhe në shkelje me vendimet e gjykatës. Demi ekonomik llogaritet me me shume 257 milion leke nga shmangja e procedurave ligjore.

Përveç kallëzimit penal KLSH ka kërkuar nga Kryeregjistruesi i hipotekës së Elbasanit marrjen e masave disiplinore për 9 punonjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë