Komunitet

Fëmijët në Mesdhe nuk ushqehen si dikur, tani janë më obezët në Europë

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, deklaroi se dieta mesdhetare “vdiq” javën e kaluar, për shka të ndryshimeve në mënyrën e jetesës në vende si Greqia, Spanja dhe Italia.

Të dhëna të reja nga organizata, për sa i përket obezitetit te fëmijët në Europën jugore është më e lartë se 40%. Gjatë një prezantimi ditën e martë në një konferencë për obezitetin, Joao Breda, menaxherja e programit për aktiviteti fizik dhe obesitetin në zyrën për Europën të OBSH, fajësojë për rritjen e shifrave të obezitetit te fëmijët, pijet me gaz dhe zëvendësimin e ushqimeve tradicionale me ushqime me përqindje të lartë sheqeri.

“Dieta mesdhetare për fëmijët në këto vende është zhdukur”, tha Breda duke shtuar se: “ Nuk ekziston më një dietë Mesdhetare….Dieta mesdhetare është zhdukur dhe ne duhet ta risjellim sërisht atë”.

Vëzhgimet e Bredës janë bërë nga një qendër vëzhgimi për fëmijët, e cila ka zhvilluar një projekt 10- vjeçar, duke monitoruar gjatësinë, peshën dhe zakonet e të ngrënit në dhjetra mijëra fëmijë në më shumë se 30 vende të Europës. Ky është studimi më i madh i këtij lloji, për sa I përket ndryshimit të dietës së fëmijëve dhe obesitetit te ta.

Në Europën Jugore, ndryshimet në dietën e të ushqyerit kanë patur një ndikim të keq. Edhe pse dieta mesdhetare është e famshme për përfitimet e saj shëndetësore, shumë grek, spanjoll dhe Italian u janë drejtuar dietave me ushqime të përpunuara, pije me gaz dhe ëmbëlsirave.

Analiza e fundit e bërë nga ky studim, gjeti se më pak se 1 në 3 fëmijë spanjoll janë duke ngrënë fruta përditë dhe më pak se 1 në 10 konsumojnë perime në bazë ditore. Në Itali, afërsisht ¾ e fëmijëve konsumojë fruta përdit, por vetë gjysma e tyre perime.

Ky studim zbuloi se gjeneratat e reja në Spanjë, Itali, Greqi dhe Qipro, preferojnë të konsumojnë më shumë mish se sa produkte të freskëta. Në një studim Italian, dy në tre persona të pyetur mes moshës 15- 24 vjeç, u shprehën se nuk konsumonin një dietë mesdhetare, ndërsa në moshat 55- 65 vjeç, vetëm 47% e tyre nuk ushqeheshin me dietë mesdhetare.

“Dieta mesdhetare është e bazuar në perime të frekëta, sezonale dhe ushqime lokale”, u shpreh Breda për Washington Post, duke shtuar se : “ Fëmijët ditët e sotme konsumojnë shumë më pak perime dhe fruta, të cilat janë të pasura me vitamina, fibra dhe karbohidrate, krahasuar me prindërit dhe gjyshërit e tyre”.

Por kjo nuk është diçka befasuese. Shumë ekspretë e pranojnë se dieta tradicionale e mesdheut, nuk do të mund të rikthehet më. Ajo dietë u realizuar pas luftës së dytë botërore, kohë kur shumë familje nuk mund të përballonin të blenin pije me gaz apo mish.

“Me rritjen e të ardhurave dhe opsionet e ushqimit rriten. Europianët kanë nevojë të zbulojnë një rrugë të re për të ngrënë shëndetshëm”, u shpreh Breda.

Breda shton se forcimi i ligjeve do të bënte që ushqimet e përpunuara të ishin më të shëndetshme ose të paktën do të inkurajonte konsumatorët të konsumonin më pak ushqime të tilla.

Shumë vende në Europën Jugore kanë adoptuar ligje të tilla: Portugalia vendosi taksën e pijeve me gaz gjatë vitit të kaluar. Vendet e Mesdheut kanë punuar shumë gjatë këtyre viteve për të përmirësuar cilësinë e ushqimit, sidomos në shkolla dhe duket se tashmë kjo gjë është duke funksionuar.

Ndërkohë që shifrat për obezitetin te fëmijët mbeten të larta në Europën Jugore krahasuar me pjesë të tjera të kontinentit dhe botës, studimi më i fundit nga OBSH tregon se ka një rënie të këtyre shifrave në Spanjë, Greqi, Portugali dhe Itali.

“Unë besojë shumë fortë se bazat e dietës mesdhetare janë të mundura për tu bërë sërish pjesë e dietës tonë të përditshme”, thotë Breda, duke shtuar se: “ Kjo mënyrë e të ngrënit nuk sjell përfitime vetëm për shëndetin, por gjithashtu edhe për ekonominë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë