Nëse në Botëror nuk jeni thjesht tifoz, por edhe bastvënës, këshilla që mbërrin nga matematicienët austriakë është e thjeshtë; nëse doni para, vendosni bast për Brazilin ose Gjermaninë.
Dy skuadrat cilësohet si superfavoritetet e grupit të ekspertëve austriakë, që në të shkuarën kanë parashikuar saktë disa ndeshje.
Ata thonë se Brazili ka 16.6 për qind mundësi që të shpallet kampion bote në Rusi, ndërsa kampionët në fuqi, Gjermania ndjek me 15.8 për qind mundësi.
Në të shkuarën i njëjti grup matematicienësh parashikoi saktë fitoren e Spanjës në 2010 dhe tre nga katër gjysmëfinalistët që mbërritën në Botërorin e 2014 në Brazil.
Autorët janë studiues në Universitetin e Insbrukut. Ata kanë kombinuar kuotimet e 26 kompanive ndërkombëtare të basteve dhe duke përdorur një model të sofistikuar statistikor. Në bazë të këtyre të dhënave, ata simulojnë rezultatet e mundshme të ndeshjeve dhe Brazili me Gjermaninë dalin në krye të të gjitha skuadrave të tjera pjesëmarrëse.
“Finalja që ka më shumë mundësi për t’u përballur është mes këtyre dy skuadrave. Është 5.5 për qind”, thotë bashkëautori i studimit, Achim Zeileis.
Kjo do të thotë se me skenarin më të mundshëm të matematicienëve austriakë, Brazili ka mundësinë që të hakmerret në finale ndaj Gjermanisë për atë humbje të turpshme në gjysmëfinalen e vitit 2014.
Pas Brazilit dhe Gjermanisë renditet Spanja me 12.5 për qind mundësi për të fituar botërorin dhe me 12.1 për qind Franca. Sa u takon gjysmëfinalisteve, austriakët parashikojnë gjysmëfinale Brazil-Francë dhe Gjermani-Spanjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.