Sport

Ferrari bie sërish, Hamilton triumfon në Bahrein

Edhe në pistën e Bahreinit skuderia italiane, Ferrari nuk ia ka dalë që të thyej Mercedesin duke u kushtëzuar këtë herë nga problemet motorike. Pas një ditë të mirë provash zyrtare, dy makinat Ferrari treguan kapacitet se mund t’ia dilnin dhe të mposhtnin kampionët në fuqi të Mercedes dhe Hamilton. Por piloti britanik është treguar i duruar dhe shumë i kujdesshëm deri në fundin e garës, duke ia dalë që të marrë një fitore shumë të vyer në një pistë spektakolare si ajo e Bahreinit në gjirin Arab.

Kjo disfatë djeg shumë për Ferrarin duke marrë parasysh edhe mënyrën se si shkoi gara, ku në pjesën më të madhe në krye ishin herë Vetel dhe herë Lekrek. Gjermani i Ferrarit nuk mundi do të rivalizojë për shkak të një problemi në gomë dhe nga kjo pistë u mjaftua vetëm me një vend të katërt, duke mbetur kështu pas shokët të tij të skuadrës, Lekrek që gjithsesi mundi ta ruaj një vend në podium.

Pas kësaj gare renditja e pilotëve vijon të kryesohet nga Botas, i cili ka 26 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 18, i ndjekur nga Verstapen me 15, në vendin e katërt është Vetel me 12 pikë, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Leklerk. Për sa i takon renditjes së konstruktorëve, Mercedes kryeson me 87 pikë, 40 më shumë se Ferrari, që mban vendin e dytë.

Renditja finale e garës në Bahrein:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë