“Fiume di denaro”, një hetim i dedikuar për parajsat europiane të taksave, i udhëhequr nga Angelo Mincuzzi dhe Roberto Galullo, ndalon në Hungari. Ky episod i ri, publikon të dhëna mbi tatimet dhe të ardhurat.
Përsa i përket tatimeve, në thelb bëhet fjalë për një konfirmim. Të dhënat janë të rifreskuara dhe datojnë në 2018-ën. Numra që konfirmojnë se si Hungaria është një prej vendeve europiane me barrën më të ulët fiskale, qoftë për personat fizikë, qoftë për ndërmarrjet. Të parët në fakt paguajnë 15%, ashtu si në Lituani dhe republikën Çeke. Barra fiskale është më e lehtë në Bullgari dhe Rumani ku tatimi mbi të ardhurat e individëve është 10%.
Kurse për personat juridikë, në Hungari taksa është 10,82%. Bëhet fjalë për barrën fiskale më të ulët në vend të dytë në nivel europian. Ndërmarrjet dhe profesionistët paguajnë më pak vetëm në Bulllgari, ku barra fiskale është e fiksuar në 10%. Pavarësisht një barre fiskale kaq të ulët, megjithatë, të ardhurat mesatare për frymë në Hungari janë ndër më të ulta në Europë.
Por Hungaria nuk është e vetmja parajsë fiskale në Europë. Luksemburgu, Hollanda, Irlandë, Qipro.
Rasti i taksimit të favorshëm të Apple në Irlandë, ka përfunduar nën “tytën e pushkës” së Komisionit Europian, që nuk është as maja e ajsbergut të një fenomeni më të madh: konkurrenca tatimore në BE. Brenda tregut të vetëm, ku nuk ka barriera tregtare dhe liria e krijimit garanton lëvizjen e bizneseve, në fakt ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet vendeve që përdorin më shumë se të tjerët favore fiskale për të tërhequr kompanitë shumëkombëshe dhe të tjerë që në aspektin e madhësisë dhe strukturës, kanë tatime më pak bujare dhe janë më pak tërheqëse për kompanitë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.