Ne rrjet

9 milionë maska falas për francezët në transportin publik

Nëntë milionë maska njëpërdorimshe do të jenë të disponueshme në transportin publik në Francë për përdorues që kanë harruar të marrin me vete maskën e tyre.

Vendosja e një maske të detyrueshme do të vihet në jetë në 11 maj, data që është përcaktuar për të lehtësuar masat shtrënguese për popullatën të marra në këto dy muaj, raporton Le Figaro.

“Francezët duhet të kenë maska përpara 11 Majit, por ne po lajmërojmë që gjithashtu do të ketë maska të disponueshme më shumë se nëntë milionë në transportin public, të cilat do të ndahen në gjithë territorin gjatë kësaj jave që francezët që e kanë harruar mund të marrin një maskë ekstra” tha sekretari për transportin, duke thënë se këto janë maska njëpërdorimshme.

Shuma e gjobës për ata që nuk kanë maskë nuk është vendosur akoma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë