Një shumë parash prej 86 mijë Paund u sekuestruan pasditen e së premtes në Portin e Durrësit, të cilat nuk ishin deklaruar dhe u tentua të kaloheshin fshehurazi.
Policia e Durrësit ka përfunduar numërimin e parave dhe bëhet fjalë për 86.740 Paund që ishin të fshehura në një furgon mallrash.
Policia thotë se paratë ishin ndarë në 16 pako dhe ishin futur brenda një televizori.
Furgoni kishte hyrë në Portin e Durrësit gjatë udhëtimit nga Italia.
Për këtë ngjarje është arrestuar shoferi i furgonit, 21-vjeçari Enes Haxhiu banues në Kamëz. Ai akuzohet për mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë si dhe për pastrim parash.
Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.