Para

80% e gjobave të Konkurrencës i takojnë telefonisë celulare

Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2018 ka vendosur mbi 269 mln lekë gjoba bizneseve të sektoreve të ndryshme. Telefonia celulare ka zënë 80% të këtyre gjobave të vendosura vitin e shkuar.

Referuar Raportit vjetor të Autoritetit të Konkurrencës, gjatë vitit 2018 u morën 87 vendime, dy herë më shumë se në vitin 2017. Vendimmarrja ka konsistuar në një sërë gjetjesh në formën e rekomandimeve, autorizimeve, vlerësimeve ligjore, masave të përkohshme përfshirë dhe vendimet e natyrës penalizuese.

Në vitin 2018, u vendosën 6 gjoba nga të cilat u mundësua vjelja dhe derdhja në buxhetin e shtetit të vlerës 269 milionë lekë. Për herë të parë në veprimtarinë e Autoritetit, vlera e gjobave të vjela së bashku me të ardhurat e arkëtuara nga autorizimi i përqendrimeve, rezultojnë 3.5 herë më të larta se gjithë buxheti i veprimtarisë së vetë institucionit.


Tregjet prodhuese të hetuara gjatë vitit 2018 prekën; gazin natyror, energjinë elektrike, duhanin, ujërat e ndotura, miellin dhe tregun agro-ushqimor të Tiranës.

Ndër tregjet joprodhuese të hetuara u prekën, rrjetet e supermarketeve, transporti ndërkombëtar detar, kontrolli teknik i automjeteve, prokurimet publike, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë