Trend

8 ngjyra për thonjtë në vjeshtë që janë më mirë se e zeza

Ajo kohë e bukur e vitit ka ardhur: moti ftohet, gjethet ndryshojnë ngjyrë dhe ngjyrat e thonjve mund të ndërrohen menjëherë nga një e kuqe apo rozë e flaktë në diçka më të errët. Pak më të sofistikuara, ngjyrat e thella të vjeshtës janë pak më ndryshe se ngjyra e zezë me të cilën jemi mësuar. Modelja Kendall Jenner ka filluar që tani ta ndjeki këtë trend duke i lyer thonjtë e saj me një ngjyrë patëllxhani. Dhe ndërsa stina e verës pati ngjyrën jeshile të limonit si karakteristikë të saj, vjeshta do të mbushet me ngjyra shumë të errëta.

Nëse të pëlqejnë më shumë ngjyrat e thella të vjeshtës mund të provosh një ngjyrë të zezë me xixa të bardha si flokë bore, apo një manikyr në ngjyrë lejla të errët i cili do përshtatej me çdo karakter.

Duke filluar nga një manikyr gri me shumë xixa i cili të jep idenë e një galaktike deri tek një manikyr në ngjyrë safiri dhe një ngjyrë kafe e lehtë për ti dhënë duarve një pamje më elegante, më poshtë janë 8 ngjyrat e vjeshtës të cilat janë më mirë se e zeza:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë