Rend dhe Ligj

8 më të kërkuarit e Vlorës, policia publikon fotot

Policia e Shtetit ka publikuar listën me 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun Vlorë.  Ata janë Sokrat Ruda, Gëzim Memeti, Apostol Bucaj, Dritan Rexhepi, Gazmend Nebiu, Nexhip Rexho, Xhevahir Jonuzi dhe Pali Gjergji.

Për tre prej tyre është dhënë dënimi burgim i përjetshëm, ndërsa pesë të tjerët janë dënuar me nga 25 vjet burg.

“Ja 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gazmend Nebiu i kërkuari, pjesëtar  bandës më frikshme që vepronte në Vlorë në vitin famëkeq 1997, të drejtuar nga Gazmir (Gazmend) Brakaj, i njohur edhe me pseudonimin "Gaxhai”. Kjo bandë kishte konflikte me bandën tjetër të Zani Çaushit. Gazmend Nebiu, njihet si kushëri i Alfred Nebiut, i njohur ndryshe si Kakami.

Ndërsa nuk dihet se përse Policia e Shtetit ka futur në listën më të kërkuarve të Dritan Rexhepit, i njohur si mjeshtrii arratisjeve. Kjo pasi vite më parë ai u arrestua në Ekuador pas një operacioni të ndërmarrë nga Interpol  në vitin 2014. Ai  konsiderohej si një nga 10 personat më të kërkuar në Europë, i arratisur disa herë nga burgu, shqiptari Dritan Rexhepi, është arrestuar në qershor të vitit 2014 në Ekuador.

 Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.

34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, konsiderohet edhe si koka e një rrjeti të trafikut të kokainës, pasi në momentin e arrestimit është kapur me 278 kg kokainë. Ai është arratisur nga paraburgimi policor në Durrës, në vitin 2006, pasi ishte arrestuar për vrasjen me paramendim të policëve dhe për zotërim të armëve ushtarake, për të cilat më vonë u dënua me 25 vjet burg. Pas arrestimit të tij në Holandë në vitin 2008, Rexhepi ishte përfshirë në arratisje nga burgu edhe në Itali e se fundmi në Belgjikë, pasi ishte dënuar për veprat penale të trafikimit të drogës dhe vjedhjes me dhunë në Belgjikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë