Ekonomi

76 ton kafe pa akcizë, gjobë 150 mijë euro biznesit

Aksion kundër informalitetit përfshin edhe biznesin që prodhojnë kafe në Shqipëri. ë një inspektim të një subjekti nga Ministria e Financave është zbuluar një depozitë me kafe të pjekur me një sasi totale prej 76 mijë kilogram e cila nuk kishte shlyer detyrimet ligjore. Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe krahas kësaj shume, subjektit që kishte në pronësi kafen pa akcizë është gjobitur me 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë euro. Ndaj këtij subjekti mësohet se është vendosur 150 mijë euro gjobë.
Ministrja e Financvave, Anila Denaj tha se nga analiza që bëhet çdo javë në kuadër të zbatimit të Planit Operacional kundër informalitetit rezulton se në produktet e akcizës, si karburanti, pijet alkoolike, kafja apo cigarja, ka shkelje nga ana e subjekteve dhe ndaj i bëri thirrje biznesit që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Administratën Doganore dhe Tatimore në kontrollet që ushtrohen nga ana e tyre, në mënyrë që të sigurohet një konkurrencë e ndershme në treg.
Ministrja pohoi se Ligji i Akcizës i vitit 2012 ofron lehtësi për bizneset që tregtojnë produkte të akcizës, pasi nuk detyron më subjektet për pagesë para kohe, por iu jep atyre mundësinë e vetëdeklarimit, çka është në ndihmë të tyre.
Ministrja sqaroi se kontrollet dhe inspektimet aktuale janë duke u zhvilluar mbi një analizë që nga fillimi i vitit 2018 e deri më sot dhe në një fazë të dytë të zbatmit të Planit Operacional kontrollet do të zhvillohen mbi një analizë që do të shtrihet edhe disa vite më përpara.
“Ky Plan Operacional, i cili do të shtrihet gjatë gjithë muajit gusht për të gjithë produktet e akcizës, do të vazhdojë edhe në muajt e tjerë. Synon të evidentojë paligjshmërinë dhe në ato subjekte ku paligjshmëria është evidentonte, kuptohet që gjobat janë shumëfish dhe kjo gjobë nuk vlen për asnjë biznes, i cili vendos të punojë brenda rregullave të caktuara brenda Kodit Doganor. Është shumë e rëndësishme që biznesi të kuptojë që ky nuk është një aksion. Ky është një Plan, i cili do të vijojë përgjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë muajve, dhe nuk do të kufizohet vetëm në një analizë të disa muajve. Është në ndihmë të një konkurrence të ndershme për biznesin në Shqipëri, i cili përfaqësohet si nga investitorë vendas, ashtu edhe të huaj, dhe të gjithë kanë të drejta të barabarta para ligjit”, u shpreh Ministrja Denaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, informoi se Plani Operacional po zbatohet nga të gjitha degët doganore në vend dhe se kontrollet bazohen në bazë të informacioneve të sistemit të vlerësimit të riskut, me fokus të veçantë në subjektet e mëdha.
“Në vijim të zbatimit të planit operacional të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur qe prej datës 1 korrik, ka vijuar kontrolli i të gjithë subjekteve që tregtojnë produktet e akcizës. Fokusi kryesor ka qenë te produktet e karburantit, por nuk janë lënë pas dore edhe produktet e tjera siç janë pijet alkoolike, kafja apo duhani. Plani është i ndarë sipas produkteve dhe përsa i përket pijeve alkoolike, fokusi kryesor gjatë këtij muaji ka qenë te produkti i birrës dhe do të vazhdojë të jetë aty. Të gjithë strukturat tona janë fokusuar si në

 

Më Shumë