Lajme

7 kandidatët për vendin vakant në Kushtetuese

Kuvendi shpall listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Janë 7 emra për të zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese gjyqtarin Fatos Lulo i shkarkuar nga vettingu, pasi nuk mundi të justifikonte pasurinë.

Kuvendi i Shqipërisë shpalli në datën 25.7.2018, hapjen e procedurave të aplikimit për vendin e lënë vakant nga Lulo.

Siç njofton Kuvendi, për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë aplikuar 7 kandidatë. Mes tyre bie në sy ish-Kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Panda. Kandidatët janë:

Z. Theodhori Sollaku

Znj. Fiona Papajorgji

Z. Ilir Panda

Z. Sinan Tafaj

Znj. Elsa Toska

Znj. Valbona Bala

Z. Vasil Bendo

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 23 mars 2018.

Lulo u shkarkua përfundimisht pas një karriere 13-vjeçare në sistemin e drejtësisë për posedim pasurie të pajustifikuar.  

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë njoftoi shpalljen e procedurës për vendin vakant të Fatos Lulos në Gjykatën Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë