Lajme

613 kg kokainë, Prokuroria kërkon 21 vjet burg për Arbër Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i “Arbri Garden”, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve.
Ai do të dënohet me 14 vite burg, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.
Në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda, organi i akuzës kërkoi 16 vite burg për Donaldo Lushaj dhe me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 10 vite si dhe 13 vite burg për Armando Pezakun që me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.
Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë më 19 shtator.
Në shkurt të vitit të kaluar në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.
Pronari i mallit, Arbër Çekaj, pak ditë para sekuestrimit të sasisë së kokainës u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët për disa ditë.
Më pas, ai u prangos nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare në një provincë pranë Dusseldorfit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë