Ka ndodhur

6 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për drogë si dhe ka arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se është kapur dhe ndaluar shtetasi B. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në pranga janë vënë edhe 5 shtetas të tjerë, ku 2 prej tyre akuzohen dhunë në familje.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet: R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

A. D., 36 vjeç, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës (thikë) babanë dhe vëllain e tij, në banesën e tyre.

Q. Ç., 64 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. C.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë