Ka ndodhur

6 punonjës me Covid-19, mbyllet Hipoteka e Korçës

6 punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.

Më 15 tetor, rezultuan pozitive 2 punonjëse.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Drejtoria e Institutit të Shëndetit Publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid-19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së, Besa Spaho, ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Po ashtu u është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë