Politike

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca, dy prej të cilave janë kërkuar me kryeministrin Edi Rama.

Deputetët e opozitës kërkojnë shpjegime për emigracionin masiv të shqiptarëve, si edhe sqarime për nismën “Paketa e Maleve”.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, do të përballet me dy interpelanca të tjera, të thirrura nga deputeti i PD Kliti Hoti, i cili kërkon shpjegime për projektet e vonuara infrastrukturore në Shkodër, ndërsa Gjin Gjoni për gjendjen e rrugëve në veri të vendit.

Në seancë është thirrur edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës, ndërsa ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, do të japë llogari për procesin e integrimit europian, Planin e Rritjes dhe agjendën e reformave.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu ratifikimi i marrëveshjes Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore dhe një projektligj për nënproduktet me origjinë shtazore


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë