Ardhja e hidhur e gushtit nënkupton se fundi i verës është afër nesh. Por, para se të fillosh të planifikosh ditët e freskëta të vjeshtës, konsideroji 28 ditët e ardhshme si një mundësi për tu zhytur në një “pishinë” makeup-i të mbushur me ngjyra të ndezura. Frymëzimi nga dielli pasqyrohet kudo, duke filluar me sytë në ngjyrë limoni të këngëtares Lizzo deri tek ngjyra e buzëve anti-verë e Joan Smalls e cila çuditërisht dukej bukur.
Më poshtë keni 6 mënyra për të festuar këtë sezon para perëndimit të fundit.
Në vend të ngjyrave të çelëta, konsideroni mundësinë për tu zhytur në një ngjyrë më guxuese.
Kombinimi i Lizzo-s me sy ngjyrë limoni dhe buzë në ngjyrë neoni rozë patjetër që e meriton një like.
Zgjidhni të mbani shkëlqimin tuaj natyror duke shtuar pak shkëlqyes në majat e mollëzave. Dhe për qershinë mbi tortë shtoni pak highlighter shumëngjyrësh.
Peneli i trashë i Gabrielle Union i cili nuk del asnjëherë nga moda shkon aq mirë me bluzën e thurur me grep siç do shkonte me një thurje komode kashmiri në vjeshtë.
Ndërkohë që ngjyrat pastel mbizotëruan trendet këtë verë, Sophie Turner ndryshoi lojën me hijen e syve në ngjyrë blu të errët.
Të adhuruara nga yje si Kylie Jenner apo Elsa Hok, vizatimi i qukave është përhapur kudo dhe mund të transformojnë çdo look makeup-i brenda sekondave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.