Art dhe Kulture

500-vjetori i vdekjes së Leonardo da Vinçit dhe mosmarrëveshjet Itali-Francë

Më 24 tetor në Louvre në Paris nis retrospektiva kushtuar Leonardo da Vinçit, një ndër gjenitë e artit, pasi në këtë vit kremtohet 500-vjetori i vdekjes së tij.
Bëhet fjalë për eventin më kulmor të vitit, ku përveç pesë pikturave të muzeut, do të jenë të dukshme 120 vepra, duke përfshirë piktura, vizatime, dorëshkrime, skulptura dhe objekte të gjeniut toskan.

Si gjithmonë, kur flitet për Leonardo da Vinçin, çështja rindez konfliktet e lashta, (dhe nganjëherë të pretenduara) me Francën. Natyrisht nuk mund të mungonte një përballje e tillë në festimet me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Da Vinçit. Ka pasur nisma, ndonjëherë edhe shumë interesante, nga pala italiane. Sidoqoftë, ishte e pashmangshme që Franca të merrte autorësinë, falë pronësisë së disa prej veprave më të famshme të Da Vinçit dhe ndoshta të gjithë historisë së artit.
Do të startojë më 24 tetor dhe projekti i shkëlqyer kushtuar Leonardo da Vincit në hapësirat e Louvre në Paris e që do të vazhdojë deri më 24 shkurt, për të përkujtuar 500-vjetorin e vdekjes së artistit.
Leonardo da Vinçi në Louvre
Një retrospektivë e shkëlqyer do t'i kushtohet gjeniut toskan, ndër më të rëndësishmit në botë. Përveç pesë pikturave në koleksionin e muzeut parisian, në të vërtetë ekspozita do të prezantojë rreth 120 vepra përfshirë piktura, vizatime, dorëshkrime, skulptura dhe objekte arti nga institucione të ndryshme muzeore më të rëndësishme në Europë dhe Sh.B.A. me qëllim dokumentimin në thellësi të teknikave të veçanta pikturuese të artistit, por edhe qasjen ndaj njohurive të botës si një studiues kurioz dhe i lirë.
500 vjet për Leonardo da Vinçi në Itali
Edhe në Itali nuk kanë munguar iniciativat për vitin 2019, i cili u zgjodh viti i Leonardo da Vinçit. Festimet për qindvjetorin e pestë të vdekjes do të vazhdojnë deri në dhjetor me një seri ekspozitash të organizuara në të gjithë Italinë, përfshirë ekspozitën e shkëlqyer në ‘Scuderie del Quirinale’ e cila do të tregojë për “Shkencë para shkencës” deri në qershor. Po ashtu dhe nisma dhe ngjarje që gjurmojnë punën artistike dhe shkencore të mjeshtrit të madh toskan.
Mona Liza: Mosmarrëveshja historike midis Italisë dhe Francës
Përballja mes Italisë dhe Francës për Leonardo da Vinçin ka qenë gjithmonë shumë e njohur. Edhe pse, në shumë mënyra, mbi bazën e gabuar. Kontradiktat që mediat shpesh kanë raportuar, në lidhje me padrejtësinë që Italia do të pësonte me lëvizjen e Xhokonda të Da Vinçit në Francë për shkak të një vjedhje të supozuar të Napoleonit gjatë fushatës italiane është një lajm i rremë. Siç e dinë të gjithë, ishte vetë Leonardo që e mori Mona Lizën me vete në Francë dhe që u ble, së bashku me vepra të tjera. Piktura ka qenë në Francë që nga viti 1517, siç dëshmohet nga një tekst i Antonio de Beatis, sekretari i Kardinal Luigi i Aragonit, i cili vuri në dukje në ditarin e tij takimin midis Leonardo da Vincit dhe Luigi të Aragon. Sipas disave ishte vetë Leonardo që ia dha një mbreti, për të tjerët ishte nxënësi i tij, Gian Giacomo Caprotti, i njohur si Salai, i cili ndërmjetësoi në shitje pas vdekjes së piktorit toskan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë