Lajme

500 mijë doza Pfizer brenda vitit, Qeveria miraton fondin prej 6 mln dollarësh

Shqipëria pret që të marrë gjysmë milioni vaksina Pfizer deri në përfundim të këtij viti. Shifra është komunikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që tha se për këtë qëllim është miratuar edhe fondi prej 6 milionë dollarësh.

“Vendimi është për marrjen mbi 500 mijë dozave e Pfizer të cilat do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmjet këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 mln dollarë dhe vijnë vaksinat Pfizer, për të plotësuar nevojat dhe disponibilitetin”, tha Manastriliu.

Ministrja u shpreh se në total në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë doza. Ajo u shpreh se numri i përgjithshëm i popullsisë së vaksinuar është 35 për qind në total, ndërkohë që 900 mijë është shifra e personave që kanë marrë vetëm një dozë.

“Janë më shumë se 900 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës rreth 44% e popullatës. Janë vaksinuar plotësisht me dy doza 35% e popullatës. Ndërkohë që për moshën mbi 60 vjeç janë vaksinuar mbi 64 % që është një përqindje e mbulesës vaksinale”, deklaroi ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë