Ka ndodhur

4 të dënuar të tjerë duhet të përgjigjen para OFL-së

OFL u kërkon llogari për burimet e pasurisë 4 të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Të dënuarit që duhet të japin llogari para OFL-së janë:

Enver Jakimi, banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Indrit Taulla, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;

Mario Zeqiri, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Hajri Seferi, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë