Ka ndodhur

5 të dënuar duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në tre qytete, Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe kërkoi deklarimin e pasurisë nga 5 të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Të dënuarit që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve janë:

Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë