Vende dhe Udhetime

5 liqenet më të bukura në botë

Rreth e përqark botës gjenden një pafundësi liqenesh, të karakterizuar nga bukuria dhe ujërat e tyre të qetë dhe të pastër si kristal. Ne do t’ju prezantojmë me 5 liqenet më të mëdhenj në botë, me shpresën që t’ju ndihmojmë në udhëtimin e radhës, që do të vendosni të bëni.

Liqeni Garda ne Itali me një peizazh që mund ta shohim vetëm në filma, është i njohur për bukurinë dhe numrin e vizitorëve.

Liqeni Superior. Ndodhet mes Kanadasë dhe SHBA-ve, në zonën e Liqeneve të Mëdha. Është liqeni i parë me ujë të ëmbël në botë me një sipërfaqe prej 82.414 kilometër katrorë.

Liqeni Michigan - Ky liqen hyn tek Liqenet e Mëdhenj, edhe pse është i vetmi që bën pjesë në territorin e SHBA-ve. Ka një sipërfaqe  prej 57.750 kilometra katrorë dhe mbi brigjet e tij shtrihen qytetet e Chicagos e Milwaukee.

Liqeni Geneva që prek dy shtete, Zvicrën e Francën. Bukuria e tij është ajo që i ka dhënë famën që edhe ka duke e bërë më të famshmin në kontinent.

Liqeni i Madh i Ariut - Mbulon një sipërfaqe prej 31.080 kilometrash katrorë dhe për këtë është liqeni më i madh prej liqeneve që gjenden në territoret kanadeze veriperëndimore.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë