Futboll

5 javë “burg” për lojtarët e Tiranës, Disiplina nuk toleron në… miqësore

Sezoni i ri i futbollit në Shqipëri nuk ka filluar akoma, por Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës. Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore. Ndërsa, Qudus Lawal, sulmuesi nigerian i Bylis, është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.

Referuar edhe Kodit të Disiplinës, konkretisht Nenit 68/1, komisionet disiplinore të FSHF-së kanë të drejtën të procedojnë çdo shkelje edhe në ndeshjet miqësore që organizohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Vendimet kryesore të Komisionit të Disiplinës

  1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë