Vende dhe Udhetime

40 burimet e Përmetit, thesari që kërkon të zbulohet

Shqipëria ka vende të mrekullueshme që i njeh gjithë bota ashtu si ka vende që i kanë njohur figura të shquara të historisë dhe sot njihen pak nga shqipëtarët.

Një nga këto vende është monumenti natyror i burimeve termale Sarandoporo ku ndodhet dy burime të mëdha dhe 40 burime të vogla, të njohura ndryshe dhe 40 burimet e Përmetit.

Dy shekuj më parë në këto anë kishte kaluar Lord Bajroni dhe kishte vlerësuar bukuritë natyrore dhe vetitë cudibërëse të ujërave cudibërëse që ndodhen pranë fshatit Kuqeshtë të komunës Leskovik në rrethin e kolonjës, në buzë të lumit Sarandopores, degë e Vjoses 430 metra mbi nivelin e detit. Termi Sarandapor vjen nga greqishtja që do të thotë “40 burime”, burime që dalin në rrëzë të një shkëmbi, buzë gurëve.

Ka një tjetër histori që e tregojnë vendasit. Ka të bëjë me gjeneral Enriko Telinin i cili vendosi që fshatrat Pobickë e Radat, në lindje të Leskovikut, si edhe burimet të jenë pjesë e Shqipërisë. Fill pas këtij vendimi, atë e vranë banditët grekë.

Kjo bëri që Musolini, i cili sapo ishte bërë kryeministër, të hakmerrej kundër Greqisë dhe një nga arsyet e luftës italo-greke ishte vrasja e këtij gjenerali. Një shekull më pas, u shkatërrua gjithcka dhe sot akoma vazhdon “lufta” për të sjellë në jetë atë dhuratë që ka vendi ynë.

“Këto llixha janë përdorur edhe në kohën e diktaturës ku në çdo dy javë kuroheshin rreth 100 pacientë.”, tregon një nga banorët i cili thotë se gojëdhënat tregojnë se Bajroni është habitur nga vetitë e atyre ujërave ku “shikoja njerëz që vinin me barrela dhe pas pak ditësh ecnin vetë, shikoja njerëz që ulërisnin nga dhimbjet e barkut dhe përsëri nuk ngopeshin dot me gatimet tradicionale të kësaj zone”.

Peisazhi është një “kurë” më vete ku ka pemë, shkurre aromatike, shpella, kanione, gjelbërim, dhe ujëra me aromë të lehtë squfuri që derdhen në lumin që është kufiri zyrtar midis greqisë dhe shqipërisë.

Banorët para shumë kohësh kanë krijuar pellgje që vazhdojnë të jenë edhe sot, ku gjatë verës zhyten me mijëra njerëz duke kërkuar shërim.

Është një zonë që mund ta vizitosh si për të kaluar një ditë të këndshme, për të njohur më shumë vendin dhe për t’u shëruar nga problemet me raumatizmin, ekzemën, problemet me stomakun dhe shumë sëmundje të tjera.

Organizata të ndryshme, banorë, organet kompetente apo edhe guidat turistike po “luftojnë” që ta bëjnë këtë vend sa më të njohur, të lehtësojnë vështirësitë që hasin turistët për të shkuar atje dhe ta bëjnë jo vetëm një atraksion turistik por edhe si një vend ku njerëzit mund të shkojnë për t’u shëruar.

Rruga për në destinacion, edhe pse me një infrastrukturë jo të mirë, është po aq piktoresk sa dhe vetë destinacioni me pamjen që ndryshon në varësi të stinës dhe rrugës që ndjek duke ecur me makinë në lumë, një aventurë më vete.

40 burimet e Përmetit mrekullia që kërkon investim dhe promovim që të quhet ashtu si i ka hije: vend turistik natyror dhe turistik mjekësor!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë