Lajme

4 të vdekur në aksident në Elbasan, po shkonin në ceremoni mortore

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën katër personave, në aksin rrugor Elbasan-Papër. Aksidenti rrugor ka ndodhur kur tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, mjeti me drejtues shtetasin Gëzim Kotorri, mjeti me drejtues shtetasin Oltion Shehi dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas Fatushe Agolli 68 vjeç, Jonida Kotorri 30 vjeç, Lumturi Hoxha 58 vjeç dhe Lume Hoxha 55 vjeç, kanë humbur jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Nga hetimet e para, mësohet se viktimat ishin duke shkuar në një ceremoni mortore, por fatkeqësisht kanë gjetur edhe vetë vdekjen në këtë aksident tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë