Ka ndodhur

4 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit. Pozitiviteti 3.1%

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 humbje jete nga Covid dhe 30 të infektuar. Nga 1444 testime, pozitiviteti i infektimeve rezulton 3.1%.
952 të shëruar, 30 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Maj 2021)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 952
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1444

Testime totale 660,272
Raste pozitive 131,753
Raste të shëruara 118,041
Raste Aktive 11,296
Humbje jete 2,416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9407
Shkodër 327
Fier 263
Korçë 230
Gjirokastër 238
Durrës 183
Vlorë 182
Elbasan 133
Lezhë 100
Berat 89
Dibër 82
Kukës 62


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë