Lajme

350 mijë euro gjobë depozita në Porto Romano, Rama shkruan në facebook: s’ka tolerime për asnjë

Kryeministri Edi Rama përmes llogarisë së tij në facebook ka njoftuar se sot aksioni kundër informalitetit ka ndëshkuar një tjetër subjekt abuziv. Një depozitë karburanti në Porto Romano me një gjobë të majme prej 350 nmijë eurosh.

Sipas kryeministrit, depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësisht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2381793275442648/

Kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcizë.
“STOPINFORMALITETIT✋ Porto Romano, Durrës – Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore? Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve”, shkruan Rama në llogarinë e tij në facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë