Politike

30 vjetori i krijimit të PD, Meksi: Sot nuk është Shqipëria që ëndërruam

Ish-kryeministri i vendit për pesë vite (‘92-’97), Aleksandër Meksi komenton në Facebook 30 vitet pas themelimit të PD-së.

“Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e  protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për  Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste. me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë”, kujton Meksi. Më tej ai nënvizon se, “Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por  në mjaft aspekte as ajo që ëndërruam ato ditë”.

“I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen  plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë