Trend

30 vjeç dhe ende beqare? Në Kinë merr leje nga puna për të gjetur burrë

Disa firma kineze kanë menduar për femrat beqare. Nëse një femër është mbi 30 vjeç dhe është beqare, dy kompanitë të njohura në Kinë kanë menduar t'i stimulojnë duke u dhënë një leje prej 8 ditësh.

Dy kompani që veprojnë si një nga atraksionet më të njohura turistike në rajon, zona e lojërave Songcheng në Hangzhou, e cila është dedikuar trashëgimisë së dinastisë Song, bëri një “dhuratë” të pazakontë për stafin e saj të grupit të beqareve gati dy javë para Vitit të Ri kinez, i njohur edhe si Festivali i Pranverës.

Vajzat beqare në Kinë që janë mbi të 30-at konsiderohen si "gra të mbetura” dhe për këtë arsye këto komani mendojnë t’u japin një javë leje që të kenë hapësirë për jetën e tyre personale.

Shkalla e martesës në Kinë ka rënë gjithashtu çdo vit që nga viti 2013, sipas Ministrisë së Çështjeve Civile. Kjo leje përkon me Vitin e Ri kinez dhe kompanitë janë zotuar gjithashtu do te japin edhe shpërblime për punonjëset beqare mbi 30 vjeç.

Leja jepet vetëm për punonjëset që nuk kanë role thelbësore në kompani. Ndërsa kjo praktikë është ndjekur illimisht nga një shkollë e mesme, e cila u ofronte mësueseve beqare leje të cilën ato e quanin "pushim dashurie".

Popullsia e Kinë u rrit me një ritëm më të ngadaltë vitin e kaluar, pavarësisht heqjes së politikës së pasjes së vetëm një fëmije, duke ngritur shqetësimet se një shoqëri e vjetruar dhe një fuqi punëtore e zvogëluar do të dëmtojë perspektivat e rritjes ekonomike në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë