Lajme

30 Qershori, Hajdari: Faji i PD që shqiptarët nuk patën zgjedhje

Rudina Hajdari fajëson Partinë Demokratike, që sipas saj, më 30 qershor u hoqi mundësinë e zgjedhjeve qytetarëve shqiptarë me vendimin e pashembullt për të djegur mandatet në Kuvend dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjeve vendore. Hajdari thotë se ky vendim thelloi krizën politike dhe i dhuroi PS-së të gjitha bashkitë e vendit.

Ish-deputetja e PD-së që sfidoi vendimin e partisë për të djegur mandatin e deputetit akuzon të gjitha kahet e politikës se po lexojnë sipas interesave të tyre përfundimet e dala nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR.

https://www.facebook.com/rudinahajdari/posts/1090453841299100

“Raporti fajëson të gjitha krahët politike njësoj për papërgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar, duke mos lënë vend për interpretim. Prandaj, gënjeshtrat në mënyrën se si lexojnë dhe intepretojnë kryetarët e partive Raportin e OSBE ODIHR-it tregon edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor. Është pikërisht ky sistem zgjedhor, ku kryetarëve të partisë u jepet pushtet pa limit, duke cënuar demokracinë e brendshme në çdo qelizë të partisë, që e ka sjellë vendin tonë në këtë pikë ku jemi sot, ku njerëzit ndihen të papërfaqësuar vetëm prej tekave personalë të kryetarëve të partive”, shkruan ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Hajdari e vlerëson reformën zgjedhore si të vetmin mjet për të adresuar të gjitha problematikat zgjedhore, të vërejtura jo vetëm më 30 qershor, por edhe ato të mbartura nga zgjedhjet e shkuara. Për këtë ajo kërkon hapjen e një debati publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë