Arsim

30 minuta pas nisjes së provimit, publikohet edhe teza e Matematikës

Më pak se 30 minuta pasi maturantët filluan provimin e Matematikës, në rrjetin social Instagram është publikuar teza A e provimit.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe dy provimet e para të maturantëve, atë të Gjuhës së huaj dhe Gjuhë Shqipe dhe Letërsi ku brenda orës së parë të provimit janë publikuar tezat.

Në lidhje me këtë situatë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se ky është një detaj që nuk e cënon procesin e provimit ndërkohë që ekspertët thanë për Gazetasi.al se duhet të nisin hetime pasi dalja e tezave ndërkohë që maturantët janë në provim është e papranueshme dhe dëmton maturantët e tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë