Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve nga Vlora.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerb dhe Saimir Bubeqi.
Sipas OFL-së, Jurgen Veizaj (Memaj) banues në Vlorë, është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Hekuran Gerbi banues në Vlorë, është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Saimir Bubeqi banues në Vlorë, është i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.