Lajme

3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, dosja në gjykatë. Bie akuza ndaj Agim Çekajt

Përfundojnë hetimet për dosjen e ‘Toyota Yaris’, ku u gjetën shuma marramendëse parash në dy makina ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit.
Prokuroria për Krime të Rënda u ka njoftuar zyrtarisht akuzat të dyshuarve për këtë çështje dhe pritet që dosja të kalojë për gjykim brenda 10 ditësh.
Është komunikuar akuza e “grupit të strukturuar kriminal” ndaj Edi Likës, Klevi Likës dhe Alban Mollaymerit.
Për Agim Çekajn është pushuar akuza dhe do dërgohet në gjyq vetëm për armëmbajtje pa leje. Nga hetimi rezulton që Çekaj s’ka pasur asnjë dijeni, por thjesht paguhej si shofer nga Edi Lika.
Të arrestuar për çështjen janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Çekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi.
Për të njëjtën dosje po kryhen hetime edhe nga prokuroria belge e cila mori në pyetje të arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Të arrestuarit kanë mohuar lidhjen dhe dijeni për paratë e fshehura në dy automjetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë