Dosja e 3. 4 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit është transferuar tashmë te Krimet e Rënda.
Dosja i është besuar ish-drejtuesit të prokurorisë, Blerim Tominaj. Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri që janë 4 të arrestuarit e grupit kriminal do dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat. Deri më tani 4 të arrestuarit janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Durrësit .
Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi, që sipas Policisë janë porositës të ngarkesës me sasinë rekord të eurove dhe të dy rezultojnë pronarë biznesesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.