Lajme

“3.4 milionë eurot”, Basha shmang gjykatën

Gjykata e Krimeve të Rënda sot në mesditë ka thirrur për përballje kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në dalje nga ky institucion, Balla akuzoi edhe njëherë Bashën se ka shpifur për këtë çështje dhe se tashmë nuk paraqitet në gjykatë, për t’u përballur me fakte.

“Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për tu përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për tu fshehur se e ka zakon ti fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrim edhe ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”, - u shpreh Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë