Pas seancës së sotme të zhvilluar te Krimet e Rënda në Tiranë është bërë rikonfirmimi i masës për katër të akuzuarit.
Katër personat e ndaluar për 3.4 milionë eurot e kapura pak ditë më parë në Portin e Durrësit do të vijojnë të mbeten në burg.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarit: Klevi dhe Edi Likën, Alban Mollaymeri dhe Agim Çekën.
Katër të arrestuarit akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, akuza të cilat nuk janë pranuar nga të akuzuarit
Avokatët Saimir Vishaj dhe Isan Shameti i kanë kërkuar Gjykatës që të akuzuarit të mos gjykohen për grup të strukturuar kriminal, por për mosdeklarim të ardhurash në kufi. Por, kjo kërkesë është hedhur poshtë nga ana e Gjykatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.