Politike

29 Nëntori, festa e vakët sa për një foto “të gjithë bashkë”

Festa e çlirimit, përvjetori i 75-të ka gjetur Shqipërinë në një situatë të pazakontë. Në këto momente të vështira, për shkak të tragjedisë natyrore, ku lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar 49 viktima, shteti ka organizuar një ceremoni të thjeshtë në këtë jubile të 29 nëntorit. Pavarësisht divergjencave dhe përplasje që kanë pasur presidenti Meta dhe mazhoranca, ata janë shfaqur së bashku për ceremoninë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Edhe pse një situatë të ftohtë për shkak të marrëdhënieve tejet konfliktuale, presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi ishin bashkë. Mes tyre nuk kanë pasur ndonjë shtrëngim duarsh dhe ia janë shmangur njëri-tjetrit.
Në këtë ceremoni, Meta u "shtrëngoi duart" dhe me deputetët e mazhorancës që duan ta shkarkojnë atë nga posti i presidentit, duke u takuar me ministren Elisa Spiropali, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe me deputetët “tradhtarë” të LSI-së që pranuan të merrnin mandatin e deputetit, Ylli Shehu apo dhe Nimet Musai.

Kryeministri Rama në këtë ceremoni ka rënë në sy për veshjen karakteristike që ka pasur me pantollanat si çitjane.
Ashtu si në 107 -vjetorin e Pavarësisë, edhe sot qeveria ka anuluar të gjitha aktivitet që ishin organizuar për këtë ditë, pasi i gjithë shteti është në këmbë për t'i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë