Lajme

29 mln lekë gjoba për mosrespektim të ligjit për shëndetin publik

Janë 149 subjekte në të gjithë vendin që janë ndëshkuar me gjoba që kapin vlerën e 29 mln lekëve. Ndëshkimet kanë shkuar deri në pezullim të aktivitetit nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Sipas të dhënave zyrtare të institucionit, pëgjatë muajit mars janë kryer 1718 inspektime në terren. Si rezultat i shkeljeve, 8 subjekte janë pezulluar nga ushtrimi i aktivitetit.
Për 26 subjekte të tjera janë dhënë paralajmërime.

Shkeljet përfshijnë që nga mosrespektim të rregullave higjieno sanitare, pirje duhani në mjedise publike, shitje alkooli dhe pije energjike për të miturit, mungesë dokumentacioni higjieno-sanitare, mungesë të licencës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm si dhe pengim inspektimi.

ISHSH ka njoftuar se do të vijojnë kontrollet e vazhdueshme në terren për të garantuar kërkesat ligjore në fushën e shëndetit publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë