Politike

Pas Karavastasë, Qeveria premton një tjetër park fotovoltaik në Spitallë

Pas parkut fotovoltaik të Karavastasë, Qeveria ka prezantuar një tjetër projekt, përmes të cilit synon që të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë së vendit.

Në godinën e Qeverisë u prezantua këtë të enjte në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjitikës, Belinda Balluku projekti fotovoltaik për Spitallën, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ministrja Balluku tha se projekti është konsultuar edhe me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa paralajmëroi se kompania fituese dhe kontrata për këtë park do të firmoset para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ne shpallim fituesin më 2 mars 2021, pastaj i japim frymë ecurisë për firmosjes e kontratave, për t’i dhënë një nisje gjatë verës së ardhshme ndërtimit të këtij parkut të dytë fotovoltaik”, tha Balluku.

Ky është projekti i dytë, pasi atij të miratuar në Karavasta, ku u shpall fituese oferta e kompanisë franceze Volttalia me ofertën 24.89 euro, për MËh, që është vlerësuar si një çmim i favorshëm nisur nga fakti se energjia elektrike me shumicë në Shqipëri llogaritet të jetë në nivelin 50-55 euro për MWh.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë