Prokuroria e Korçës ka vënë nën hetim dy punonjës policie, të cilët akuzohen nga familjarët se kanë dhunuar 27 vjecarin Enea Ftoj duke i shkaktuar vdekjen.
Ditët në vijim priten rezultatet e autopsies rreth shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë në qelitë e paraburgimit në Korçë.
Enea Ftoj është gjetur i pajetë rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes nga punonjës të komisariatit, ndërsa në orën 09:00 të po asaj dite ai do të dilte para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në brendësi të komisaritatit, ndërsa policia hedh poshtë pretendimet se ndaj 27 vjeçarit është ushtruar dhunë.
Enea Ftoj rezulton person me percedentë penalë, pasi është arrestuar disa herë për vjedhje me dhunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.