Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 parti politike dhe një kandidat nga shoqëria civile për zgjedhjet e 25 prillit.
Mes partive të regjistruara janë Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, partitë e minoritetit grek Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe MEGA, e po ashtu edhe Partinë Socialdemokrate.
Nga kandidatët e pavarur është regjistruar kandidatura e Iljaz Shehut, që regjistrohet si kandidat i propozuar nga zgjedhësit, por që garon nën siglën e Vetëvendosjes së Shqipërisë.
Më herët në KQZ janë regjistruar Partia Republikane, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia Agrare-Ambientaliste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.