Lajme

246 aplikantë pjesë e konkursit për “Oficerë të Hetimit të Krimit”

Policia e shtetit ka bërë me dije se rreth 246 studentë me rezultate të larta në degët Ekonomik, Juridik dhe Teknologji Informacioni, kanë aplikuar për pozicionin "Oficerë të Hetimit të Krimit".
Që prej datës 4 korrik, u bë me dijë se ishin hapur aplikimet për pjesëmarrjen në Policinë e Shtetit. Aplikimet u kryen pranë Drejtorive Vendore, Komisariateve të Policisë si dhe përmes opsionit të aplikimit online.
Në njoftimin e policisë gjithashtu, u cilësua se pas kësaj faze aplikantët duhet të vijojnë me procedura të tjera, si atë të testimit të gjuhës angleze dhe kontrrollit mjekësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë