Trend

21 xhaketa lëkure klasike që nuk njohin kohë

Trendet shkojnë dhe vijnë, por elementët e garderobës që i mbijetojnë kohës si xhinset, këmishat e bardha, pardesytë dhe xhaketat e lëkurës mund të zgjasin me vite. Nëse zgjidhen me kujdes, këto veshje kanë një mënyrë për të qëndruar gjithmonë të fuqishme dhe klasike, dhe është vështirë ti gjesh këto gjëra në një veshje tjetër të dollapit tënd. Pas një sezoni gjatë të cilit shumë stilistë fokusohen në krijimin e garderobave që mund ti rezistojnë kohës, ndoshta gjëja më e mirë është të përqëndrohemi tek cilësia dhe është një kohë e mirë për të investuar në rroba që mund ti mbajmë për shumë kohë. Dhe një xhaketë lëkure klasike për vjeshtë është një fillim i mbarë.

Kur vjen puna tek forma e xhaketës, është mirë të zgjedhim një formë të thjeshtë dhe të kombinueshme. Shtëpitë e modës nuk heqin asnjëherë dorë nga këto lloj xhaketash dhe kanë disa prej tyre të cilat i prezantojnë sezon pas sezoni. Kujdesu për to dhe lëkura do duket akoma më mirë me kalimin e viteve.

Më poshtë janë 21 modele që mund t’ju përshtaten stilit tuaj:

 

Më Shumë