Lajme

21 raste të reja me Covid-19, 6 prej tyre personel mjekësor

Në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 21 raste të reja me Covid-19, e kështu numri total i të prekurve ka shkuar në 1164. Mjekja Reovena Daja , në komunikimin e përditshëm për mediat deklaroi se  të prekurit janë, 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë dhe në Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Mallakastër nga 1 rast.

Më tej Daja deklaroi se janë testuar edhe 45 personel shëndetësor, ku janë konfirmuar 6 prej tyre me Covid-19. Gjithashtu mjekja theksi se rastet e konfirmuara janë kryesisht kontakte të zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja.

“Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i Covid-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë,” është shprehur më tej Daja.

Si çdo ditë mjekja bëri thirrje për qytetarët që të tregohen të kujdesshme për vete dhe për qytetarët, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit, duke mos neglizhuar shenjat e sëmundjes dhe të kontaktojnë numrin unik të urgjencës kombëtarë 127, në të kundërt të kontaktojnë numrin 0800 40 40, për këshillim psikologjik apo për informacion.

me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           157 raste

Durrës           20 raste

Krujë             20 raste

Kamëz            11 raste

Shkodër         10 raste

Mat                 9 raste

Lushnje           6 raste

Berat               2 raste

Fier                 2 raste

Korçë              1 raste

Librazhd          1 raste

Mallakastër     1 raste


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë