Makina

‘2019 Renault Clio’ prezanton në Gjenevë opsionin hibrid

Renault i ri Clio do të ketë një opsion të butë hibrid, konfirmoi prodhuesi francez, pasi zbuloi detaje të plota teknike mbi supermini të saj të ri në Gjenevën Motor Show.

Gjenerata e pestë e rivalit "Ford Fiesta" është shfaqur në një pasqyrim në kompjuter. Por Gjeneva shënon debutimin e tij publik në metal dhe "Renault"-i debutimin e ka përdorur për të lëshuar edhe më shumë detaje rreth profilit teknik të modelit, duke përfshirë këtu edhe opsionin elektrik.

Linja e re e motorëve fillon me motorin me tre cilindra, 1.0-litra me benzinë që prodhon 75 kuaj fuqi dhe është kombinuar me një transmision me pesë shpejtësi, manual. Pastaj pason njësia "turbocharged" 1.0, quajtur "TCe", me 99 kuaj fuqi.

Motori është i pajisur me transmisionin me pesë shpejtësi, manual. Pason motori me 1.3-litra, "TCe 130 GPF", një motor me katër cilindra, që prodhon 129 kuaj fuqi.

Do të vijë në dispozicion me transmisionin me shtatë shpejtësi. Ka edhe një opsion me naftë - motorin 1.5-litra të quajtur "Blue dCi", me 85 kuaj fuqi, me transmisionin me gjashtë shpejtësi, manual.

Makia hibride, e cila do të dalë në treg në vitin 2020, quhet E-TECH dhe bashkon një motor me benzinë 1.6 litërsh të aspiruar normalisht në një motor elektrik i integruar në një shtytëse automatike me shtatë shpejtësi të dyfishtë, me një bateri 1.2kWh që vepron si back-up.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë