Futboll

200 mln euro nga kompani në parajsat fiskale, Real Madrid nën hetim

Para pak ditësh Real Madrid pranoi se ka mundur të sigurojë financa nga një kompani amerikane e quajtur “Providence”, por e gjithë kjo mund të rezultojë një mashtrim, apo më saktë skemë pastrimi parash.

Sipas dokumenteve të reja të Football Leaks, të botuara nga portali Iberik InfoLibre, Real Madrid ka mbledhur, përmes fondit të “Providence”, 200 milion euro nga dy kompani me bazë në Ishujt Kajman në të cilat klubi do të kishte transferuar një pjesë të të drejtave të saj tregtare.

Në një letër, shuma totale e këtij operacioni do të ishte 500 milion në dhjetë vjet të pagueshme në tre këste (dy nga 200 milion dhe një nga 100 milion) me shkëmbim dy kompanitë që do të kishin një përqindje (23.75%) rritjen të disa të drejtave tregtare (sponsorizime, transferim të të drejtave në platforma dixhitale, etj.) të klubit spanjoll. Këto 200 milion të parat do të ishin ato që lidhen me periudhën 2017-21.

Sipas dokumenteve, Real Madrid nuk do ta kishte nënshkruar këtë marrëveshje me Providence direkt, por me një nga filialet e saj – PQ VIII Sarl – me seli në Luksemburg dhe me një kapital aksionar prej vetëm 20 mijë eurosh, prapa së cilës ekzistojnë dy kompani me bazë në Kajman, një parajsë e njohur taksash. E gjithë kjo skemë e koklavitur ka ngjallur dyshime për autoritetet spanjolle dhe mësohet se ka nisur hetimi për të vërtetuar rregullsinë e kësaj marrëveshje sponsorizimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë